Lidhje

Hiqen sanksionet kundër Indisë dhe Pakistanit - 2001-09-23


Presidenti Bush hoqi sanksionet e vendosura kundër Indisë dhe Pakistanit pas provave të tyre bërthamore në vitin 1998.

Shtëpia e Bardhë tha se këto sanksione nuk janë në interesin e sigurimit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët pakistanezë e përshëndetën vendimin dhe thanë se ai do të ndihmojë ekonominë e vendit e cila ndodhet në vështirësi.

Edhe zyrtarët indianë e përshëndetën heqjen e sanksioneve. Shtetet e Bashkuara po përpiqen për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit. Islamabadi ka rënë dakord me kërkesat amerikane që Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit dhe ka mbyllur kufirin me Afganistanin.

India ka premtuar se do të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet amerikane për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për sulmet terroriste.

XS
SM
MD
LG