Lidhje

Maqedonia pritet të rifillojë votimin për amendamentet kushtetuese - 2001-09-24


Parlamenti i Maqedonisë ka në plan të rifillojë sot votimin për amendamentet kushtetuese që u japin shqiptarëve të vendit të drejta më të mëdha. Tre prej amendamenteve të propozuara u miratuan nga parlamenti ditën e premte.

Këtë javë, ligjvënësit thonë se parlamenti do të diskutojë rreth amnistisë së propozuar për pjesëtarët e grupeve të armatosura shqiptare, që kanë luftuar kundër trupave qeveritare, por nuk kanë kryer krime. Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që misioni 30 ditësh i Natos për mbledhjen e armëve të dorëzuara vullnetarisht nga luftëtarët shqiptarë, përfundon ditën e merkurë.

XS
SM
MD
LG