Lidhje

Njujorkezët morrën pjesë në një shërbesë fetare për të nderuar viktimat - 2001-09-24


Zyrtarë amerikanë thonë tani se numri i viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit i kalon të 6 mijë e 800 vetat. Dje në Nju Jork, kryetari i bashkisë së qytetit, Rudy Giuliani, u tha reporterëve se numri i personave të vdekur, apo që figurojnë të humbur është më i lartë se 6 mijë e 700. Qytetarë të më se 60 vendeve janë ndërmjet personave të vdekur apo që mungojnë.

Dje zoti Giuliani dhe mijëra të tjerë morën pjesë në një shërbesë përkujtimore fetare në Stadiumin Yankee të Nju Jorkut, për të përkujtuar ata që humbën jetën në sulmet terroriste. Udhëheqës lokalë të besimeve të ndryshme fetare, përfshirë fetë e krishtera, myslimane dhe hebraike, thanë lutje dhe fjalë inkurajuese gjatë shërbesës fetare.

XS
SM
MD
LG