Lidhje

Pakistani dhe India mirëpresin heqjen e sanksioneve - 2001-09-24


India dhe Pakistani mirëpritën vendimin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve të vëna kundër tyre pas provave bërthamore që kryen në vitin 1998. Megjithatë Pakistani kërkon t’i hiqen edhe më shumë se 500 sanksione të tjera që janë akoma në fuqi. Të shtunën presidenti Bush hoqi sanksionet e vitit 1998. Ato vinin kufizime ndaj shitjes së armëve amerikane, ndihmës ekonomike dhe huave për të dy vendet.

Sekretari i Shtetit, Colin Powell vuri në dukje se sanksionet u hoqën për shkak të mbështetjes që India dhe Pakistani u dhanë Shteteve të Bashkuara, në përpjekjet e tyre për të zbuluar personat përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Pakistanit thotë se vazhdojnë të jenë akoma në fuqi edhe 508 sanksione, që u vendosën në vitin 1999, pas grushtit ushtarak të shtetit, që solli në pushtet udhëheqësin e tanishëm, gjeneralin Pervez Musharaf. Ministria e jashtme thotë se edhe këto sanksione, që përfshijnë ndalimin e ndihmës ushtarake amerikane, duhet të hiqen.

XS
SM
MD
LG