Lidhje

Bin Laden i bën thirrje Pakistanit të luftojë çdo sulm kundër Afganistanit - 2001-09-24


Rrjeti televiziv Al Jazeera në Katar njofton se Osama bin Ladeni i ka bërë thirrje Pakistanit të luftojë kundër cdo sulmi që mund të ndërmerret ndaj Afganistanit, nga ajo që ai i quan - kryqëzata e amerikanëve.

Në faksin që iu dërgua këtij rrjeti televiziv dhe që mban emrin e Osama Bin Ladenit dhe firmën Osama Mohammad, i kërkohet myslimanëve të luftojnë me të gjitha mjetet për të mos lejuar kryqëzaten e amerikanëve të pushtojnë Pakistanin dhe Afganistanin.

Po sot sundimtarët talebanë të Afganistanit thonë se në se Shtetet e Bashkuara duan që të përfundojë terrorizmi duhet të tërheqin forcat nga Gjiri Persik dhe të heqin dorë nga qëndrimi jo i paanshëm ndaj Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG