Lidhje

Bota bashkohet kundër terrorizmit - 2001-09-24


Në 11 Shtator të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara u tronditën nga një akt i tmerrshëm terrorist. Sulmet ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë në New York dhe ndaj Pentagonit afër Washingtonit, nuk ishin thjesht sulme kundër civilëve. Ato ishin sulme kundër Amerikës dhe idealeve të saj. Demokracia, shteti ligjor, mbrojtja e të drejtave të njeriut, liria e ushtrimit të fesë, liria e shtypit, janë të gjitha këto disa nga të vlerat që e dallojnë Amerikën nga terroristët dhe përkrahësit e tyre.

Por sulmet terroriste nuk arritën të zbehin dëshirën për të ruajtur dhe mbrojtur këto vlera. Presidenti Bush e bëri këtë të qartë kur tha ”Vendi ynë u trondit por nuk do të terrorizohet. Ata që i kanë shpallur luftë Amerikës, kanë gabuar rëndë. Ata të cilët planifikojnë, autorizojnë, mbështesin apo kryejnë këto sulme terroriste kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Për Shtetet e Bashkuara është e nevojshme dhe me vend, që t’u përgjigjen këtyre sulmeve për të mbrojtur territorin si dhe qytetarët e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Të fyer janë ndjerë edhe shumë shtete të tjera të cilat i kanë dënuar plotësisht këto akte terroriste. Ja si është shprehur gazeta britanike ”London Times” një ditë mbas aktit terrorist, “Ky sulm nuk ishte synuar vetëm kundër Amerikës. Ky sulm ishte pjesë e një beteje midis terrorizmit dhe botës së lirë, një betejë e cila mund të zgjidhet vetëm nëse ndeshemi ballë për ballë. Armiku i sotëm, është armiku i Moskës, i Evropës Perëndimore, i Amerikës si dhe i tërë botës paqedashëse. Kjo e keqe mund të eleminohet vetëm nëpërmjet një koalicioni mbarë botëror.”

Shtetet e Bashkuara janë duke ndërtuar një koalicion ndërkombëtar për një fushatë kundër terrorizmit. Ky është një projekt afat-gjatë dhe për realizimin e këtij projekti duhet durim, kurajo dhe përkushtim. Presidenti Bush e bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj këtyre akteve terroriste. “Synimi im është të gjej njerëzit që e bënë këtë, ata që e inkurajuan këtë dhe t’i sjell ata para drejtësisë” tha presidenti. Sipas fjalëve të presidentit Bush, “i gjithë vendi është i angazhuar vendosmërisht për një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë, të fuqishme dhe të gjithanshme ndaj këtyre sulmeve terroriste dhe plagës së terrorizmit, që dretohet kundër Shteteve të Bashkuara dhe interesave të tyre. Ne, tha presidenti Bush, do ta shpëtojmë botën nga këta keqbërës”.

XS
SM
MD
LG