Lidhje

Mbi 6 mijë e 400 të vdekur apo të zhdukur - 2001-09-25


Zyrtarë të qytetit të New Yorkut thonë se numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ka arritur në mbi 6 mijë e 400 dhe mund të rritet ende.

Zyra e kryetarit të bashkisë Rudolf Giuliani, tha se po hetohen njoftime mbi njerëz të tjerë që besohet se janë zhdukur nën gërmadha. Deri tani janë gjetur 261 trupa.

Gjithsej, mendohet se rreth 7 mijë veta kanë humbur jetën nga sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit si dhe në aeroplanin e rrëmbyer nga terroristët që u përplas në Pensilvani.

Sipas njoftimeve të shtypit, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Giuliani, roli i të cilit është përshëndetur gjerësisht, po studion rrugët për ta zgjatur mandatin e tij në këtë post.

XS
SM
MD
LG