Lidhje

Aleanca anti-taleban përparon në qytetet kryesore - 2001-09-25


Aleanca e opozitës afgane njofton për suksese të reja në luftën kundër Talebanëve në pjesën veriore të Afganistanit, ndërkohë që vazhdon sulmin drejt qytetit të rëndësishëm, Mazar-i-Sharif në afërsi të kufirit me Uzbekistanin. Dje talebanët konfirmuan njoftimin se opozita kishte marrë nën kontroll qytetin Zari, që ndodhet në rrugën kryesore që lidh Uzbekistanin me pjesën qendrore të Afganistanit.

Një zëdhënës i aleancës anti-taleban të opozitës, të njohur si Aleanca Veriore, bëri të ditur se ka vendosur kontrollin në disa fshatra të distriktit Sangcharak. Ai tha se forcat e opozitës po përparojnë në lindje të këtij distrikti. Ndërkohë ka patur njoftime për shkëmbime zjarri me artileri dje në Luginën Panshir, rreth 60 kilometra në veri të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul. Ndërkaq, presidentit në mërgim i Afganistanit, Burhanudin Rabbani, tha se lufta kundër Talebanit do të vazhdojë, pavarësisht nga vrasja e komandantit të tij ushtarak, Ahmed Shah Masood.

XS
SM
MD
LG