Lidhje

Kongresi amerikan miraton fonde shtesë - 2001-09-26


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi një projekt-ligj për shpenzimet e mbrojtjes të vitit të ardhshëm financiar, në të cilin përfshihet një amendament për të transferuar 400 milion dollarë nga programet e mbrojtjes prej raketave në përpjekjet anti-terroriste.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projekt-ligjin me 398 vota pro dhe 17 kundër. Presidenti Bush kishte kërkuar 8 presje 3 miliardë dollarë për programin e mbrojtjes nga raketat. Masa e marrë nga Dhoma e Përfaqësuesve e kufizon këtë shumë në 7 presje 9 miliardë dollarë.

Projekt-ligji tani duhet të miratohet nga Senati para se ti paraqitet presidentit për firmë. Buxheti i përgjithshëm i shpenzimeve për mbrojtjen do të jetë 33 miliardë dollarë më i madh se buxheti aktual i mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG