Lidhje

Bashkëpunimi ndërkombëtar kundër terrorizmit - 2001-09-26


Bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit botëror po fiton energji të reja. Një delegacion i Bashkimit Evropian do të zhvillojë sot bisedime me udhëheqësit iranianë në Teheran në përpjekje për forcimin e koalicionit anti-terrorist.

Irani, të cilin Washingtoni e rreshton në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin, i ka dënuar sulmet e 11 shtatorit, por paralajmëron për pasojat që mund të ketë një përgjigje ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, zëvendëssekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Natos në Bruksel.

Ata do të diskutojnë se si mund të ndihmojë konkretisht aleanca në një kundërpërgjigje të mundshme ushtarake amerikane.

XS
SM
MD
LG