Lidhje

Talebani thotë se ka rimarrë nën kontroll Zarin - 2001-09-26


Regjimi Taleban në Afganistan thotë se ka rimarrë një rajon në veri të vendit që u morr nën kontroll nga opozita në fillim të javës. Ambasadori taleban në Pakistan u tha gazetarëve në Islamabad se luftëtarët talebanë kanë rimarë distriktin Zari, që shtrihet rreth 100 kilometra në jug të qytetit strategjik Mazar-i-Sharif.

Zari ndodhet në rrugën kryesore që lidh Uzbekistanin me pjesën qendrore të Afganistanit. Aleanca e opozitës, të cilës i duhet të futë në vend armë dhe municion kontrabandë, është përpjekur ta hapë këtë rrugë. Dje, opozita tha se forcat e saj morrën nën kontroll disa fshatra që mbaheshin nga forcat talebane në një distrikt në afërsi dhe po avanconin drejt lindjes. Fitoret në fushën e betejës nuk janë konfirmuar nga burime të pavaruara.

XS
SM
MD
LG