Lidhje

Nato: Misioni në Maqedoni ka përfunduar - 2001-09-26


Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson, thotë se aleanca e ka përfunduar misionin e saj për çarmatimin e luftëtarëve shqiptarë dhe i bëri thirrje qeverisë maqedonase që të japë miratimin përfundimtar për marrëveshjen e paqes të nënshkruar muajin e kalaur.

Zoti Robertson u kërkoi ligjvënësve maqedonas që të lënë mënjanë interesat e ngushta politike dhe të bëjnë ndryshimet në kushtetutë që do t’u garantonin të drejta më të mëdha shqiptarëve. Zoti Robertson u zotua dje për vazhdimin e angazhimit të Natos në Maqedoni pas misionit të aleancës për mbledhjen e armëve, i cili zyrtarisht përfundon sot. Ai tha se pret që këshilli politik i Natos të miratojë një forcë për mbrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë të paqes.

XS
SM
MD
LG