Lidhje

Bush njofton masa të rrepta për sigurimin në aeroporte - 2001-09-27


Presidenti Bush ka propozuar që sigurimi i aeroporteve në të gjithë vendin të vihen nën kontrollin dhe përgjegjësinë e qeverisë federale, mbas rrëmbimeve terroriste të 11 Shtatorit.

Presidenti niset sot për në Illinois, ku ai do të deklarojë masa më të rrepta sigurimi të linjave ajrore. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti u ka kërkuar governatorëve të shteteve që të përdorin roje shtetërore për të rritur sigurimin në aeroporte. Ata thanë se presidenti do të bashkëpunoje me kongresin për një program prej 500 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG