Lidhje

Talebani paralajmëron opozitën të mos kërkojë ndihmën e SHBA - 2001-09-27


Udhëheqësi i talebanit në Afganistani ka paralajmëruar banorët që të mos kërkojnë ndihmë nga Shtetet e Bashkaura për të sfiduar regjimin konservator islamik të vendit. Mullah Mohammad Omar e bëri këtë deklaratë sot në një mesazh që u shpërnda nga shtypi islamik afgan me qendër në Pakistan. Udhëheqësi taleban tha se ata afganë që duan të marrin pushtetin me ndihmën e trupave amerikane do të trajtohen pikërisht si ata që bashkëpunuan me ish Bashkimin Sovjetik.

Ky paralajmërim bëhet ndërkohë që Talebani shënon 5 vjetorin e marrjes së pushtetit në Kabul. Pak pas ardhjes në pushtet, regjimi islamik dënoi me varje ish presidentin afgan Najibullah, që mbështetej nga sovjetikët.

Lajmet bëjnë të ditur se Aleanca Veriore anti-taleban po kërkon ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin taleban. Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime ushtarake kundër talebanit sepse ky refuzon të dorëzojë Osama bin Ladenin, që Uashingtoni thotë se është i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG