Lidhje

Pakistani manifeston në mbështejtje të luftës kundër terrorizmit - 2001-09-27


Pakistani organizoi një ditë solidariteti për të mbështetur vendimin e qeverisë për të marrë pjesë në fushatën globale kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Manifestime dhe demonstrata të organizuara nga qeveria u mbajtën në të gjithë vendin për të treguar unitet kombëtar.

Në Islamabad, autokolona autobuzësh me flamurin kombëtar të Pakistanit transportonin nxënës të veshur me unifomat e shkollës për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara nëpër stadiume. Zyrtarë të lartë të qeverisë morrën pjesë në mitingjet e organizuara në kryeqytet.

Manifestime të ngjashme u zhvilluan edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Shumë grupe islamike në Pakistan janë kundër qendrimit pro-amerikan të presidentit, Pervez Musharaf. Këto grupe bënë thirrje për të treguar solidaritet me sundimtarët talebanë të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG