Lidhje

Shqetësim për zhvillimet në Maqedoni - 2001-09-27


Komisioni i Jashtëm i parlamentit shqiptar u shpreh sot i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe përpjekjet, sic thuhet ne deklaratë, të disa grupeve politike në parlamentin e Maqedonisë që kërkojnë të pengojnë ratifikimin e marrëveshjes së Ohrit.

Komisioni i Jashtëm i parlamentit shqiptar kundërshtoi idenë e një referendumi lidhur me marrëveshjen. Një referendum i tillë kundër te drejtave të një etnie thuhet në deklaratë është I papranueshëm në praktikën demokratike dhe normat ndërkombëtare.

Komisioni shprehu mbështetjen e tij për kërkesën e faktorit ndërkombëtar për shpalljen e amnistisë për luftatarët shqiptare të UCK dhe vazhdimin e pranisë së Natos në territorin e Maqedonisë edhe pas përfundimit të carmatimit të UCK

XS
SM
MD
LG