Lidhje

Gjenden dokumenta të rrëmbyesve - 2001-09-28


Sipas një njoftimi të sotëm të gazetës The Washington Post, autoritetet kanë gjetur një dokument të shkruar që duket se u përket rrëmbyesve të aeroplanëve. Dokumenti, sipas gazetës, 5 faqe i gjatë i shkruar në gjuhën arabe, u gjet në një çantë që i përkiste Mohamed Attas, që mendohet të ketë qënë drejtuesi i rrëmbyesve. Çanta kishte mbetur pa u futur në bagazhin e aeroplanit të parë që u përplas në Qendrën Botërore të tregëtisë. Sipas gazetës FBI-ja ka gjetur një kopje tjetër të të njejtit dokument në rrënojat e aeroplanit që u rrëzua në Pensilvania.

Sipas gazetës dokumenti përmban lutje islamike, udhëzime për natën e fundit të jetës, premtimin për parajsë të përhershme si dhe këshilla se si të kapërcehet frika duke shkuar drejt vdekjes. Po ashtu ai përmban edhe këshilla praktike për rrëmbyesit që të kenë me vete thika, letra identifikimi, pasaporta dhe dokumente të tjera si dhe të jenë veshur pastër dhe të marrin masa që të mos jenë duke u ndjekur nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG