Lidhje

SHBA intensifikon diplomacinë për zgjerimin e koalicionit - 2001-09-28


Përpjekjet për të përfshirë vendet myslimane në një koalicion kundër terrorizmit në botë do të zhvillohen në një nivel më të lartë. Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullah të Jordanisë. Monarku jordanez pritet të përsërisë mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Ai u takua dje me Sekretarin amerikan të Shtetit Colin Powell, i cili nga ana e tij u takua edhe me ministrin e jashtëm të Turqisë, Ismail Cem. Zoti Powell përshëndeti qeverinë turke, e cila është zotuar të lejojë aeroplanët amerikanë të përdorin hapësirën ajrore të Turqisë në çdo operacion ushtarak kundër regjimit taleban të Afganistanit. Ndërkohë, ministri i jashtëm sirian, Faruk Al Shara dënoi sulmet e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Por ai tha se fushata kundër terrorizmit duhet të udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG