Lidhje

Berluskoni pretendon se është keqkuptuar - 2001-09-28


Pas një kritike shumë të ashpër, kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se deklarata e tij se civilizimi perendimor është superior ndaj kulturës islamike ishte keqkuptuar.

Bota arabe vazhdon të reagojë fuqishëm, ndërkohë që Egjypti, Libani dhe vende të tjera po kërkojnë sot qartësimin e deklaratave të Berlusconit. Udhëheqësit evropian i kanë kritikuar gjithashtu komentet e zotit Berluskoni. Në një përpjekje për të rindërtuar ura mirëkuptimi me zyrtarët arabë, zoti Berluskoni tha se ai do të takohet me ambasadorët arabë dhe zyrtarë të tjerë në Romë javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG