Lidhje

Britania arreston një instruktor fluturimi - 2001-09-28


Prokurorët britanik thanë se një pilot algjerian i arrestuar në Londër kishte shërbyer si instruktor fluturimet i katër nga rrëmbyesve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Lotfi Raissi kërkohet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara pasi policia britanike e riarrestoi atë me anë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Instruktori i fluturimeve, 27 vjeçar, është një nga katër njerëzit e arrestuar një javë më parë në Londër në bazë të ligjeve kundër terrorismit.

Avokatët e tij thanë se zoti Raissi i ka mohuar akuzat. Ndërkohë, agjentët federal në Shtetet e Bashkuara po analizojnë një dokument në gjuhën arabe që besohet të jetë shkruar nga njëri prej terroristëve e përfshirë në sulmet vetvrasëse. Dokumenti 5 faqësh u gjet në një nga valixhet që nuk arriti të ngarkohej në avionin e shoqërisë ajrore American Airline me numër 11, njëri nga dy avionët që sulmuan Qendrën Botërore të Tregëtisë.

XS
SM
MD
LG