Lidhje

Bush: terroristët do të ndiqen - 2001-09-29


Presidenti Bush tha se do t’i ndjekë kudo që ndodhen apo shkojnë terroristët, të cilët qendrojnë pas sulmeve të 11 shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio presidenti tha se fushata e tij për të ndërprerë dhe shkatërruar veprimtarinë e terroristëve është një luftë krejt ndryshe nga të tjerat.

Ai tha se disa fitore në këtë luftë do të shënohen larg syve të publikut, ndërsa të tjerat do të jenë të qarta për të gjithë. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një fushatë agresive dhe metodike anti-terroriste.

Presdenti pritet të diskutojë sot me këshilltarët e tij të sigurimit kombëtar në përpjekje për të ndëshkuar Osama bin Ladenin, i cili është i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Në fjalimin e tij presidenti tha se pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane po dislokohen në mbarë globin për misione anti-terroriste.

Ndërkohë sipas njoftimeve të shtypit, zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, konfirmuan se forca ushtarake amerikane dhe britanike elitë ndodhen tashmë brenda Afganistanit për njohjen e terrenit. Zyrtarët e Pentagonit dhe ata britanikë nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këto njoftime.

Talebanët mohuan sot njoftimet se mbajnë peng ushtarë amerikanë në Afganistan. Televizioni al-Jazira i Katarit kishte njoftuar se forcat talebane kishin kapur tre ushtarë të forcave speciale amerikane dhe dy afganë me shtetësi amerikane pranë kufirit iranian.

XS
SM
MD
LG