Lidhje

Opozita afgane takohet me ish mbretin - 2001-09-29


Grupet opozitare dhe ish-mbreti i Afganistanit u takuan në Itali, në përpjekje për të krijuar një front të bashkuar kundër talebanëve në pushtet.

Komandantët e Aleancës Veriore, e vetmja forcë ushtarake në brendësi të Afganistanit që kundërshton sundimin taleban, zhvilluan bisedime me mbretin Mohammad Zahir Shah, i cili ka sunduar vendin deri kur u rrëzua nga froni në vitin 1973.

Në këtë mbledhje morën pjesë drejtues të fiseve afgane dhe ish-oficerë të ushtrisë. Një zëdhënës i monarkut 86-vjeçar thotë se pjesëmarrësit ranë dakord të krijonin një këshill të ri ushtarak për t’u përgatitur për një ndryshim të mundshëm në qeverinë e Kabulit.

Bisedime të tjera pritet të zhvillohen në Romë.

XS
SM
MD
LG