Lidhje

Pakistani do të vazhdojë trysninë - 2001-09-29


Pakistani thotë se do të vazhdojë t’i bëjë trysni qeverisë Talebane të Afganistanit për të dorëzuar terroristin Osama bin Laden.

Ministri i Brendshëm pakistanez Moinudeen Haider u tha sot gazetarëve në Islamabad se qeveria e tij ka për detyrë të vazhdojë përpjekjet për të bindur Talebanin të përmbushë kërkesat anti-terroriste të komunitetit ndërkombëtar ose përndryshe do të ndeshet me sulme ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Haider i bëri këto komente një ditë pasi Talebani i tha një grupi klerikësh islamikë që vizituan Afganistanin se nuk do të gjunjëzohej para trysnisë amerikane për të ekstraduar disidentin saudit për gjykim nën akuzat për terrorizëm.

Presidenti Bush e ka identifikuar Osama bin Ladenin si të dyshuarin kryesor për organizimin e akteve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG