Lidhje

Ligjvënës amerikanë takohen me ish mbretin afgan - 2001-09-30


Ligjvënësit amerikanë kanë premtuar se Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë për rindërtimin e Afganistanit, nëse grupet opozitare përmbysin regjimin e lëvizjes Taleban.

Dana Rohrabacher i Dhomës së Përfaqësuesve dhe ligjvënës të tjerë u takuan dje në Romë me ish-mbretin Zahir Shah të Afganistanit, i cili po përpiqet të bashkojë udhëheqësit e opozitës afgane kundër lëvizjes Taleban. Zyrtarët amerikanë dhe ekspertë të zbulimit thonë se prestigji i ish mbretit Zahir Shah mund të ndihmojë procesin e transformimit nga regjimi taleban.

Mirëpo, udhëheqësi i lëvizjes Taleban, Mullah Muhamed Omar, e cilësoi ish mbretin si një forcë të mbaruar që i ka kaluar koha.

XS
SM
MD
LG