Lidhje

13 të vrarë në Kashmir - 2001-10-01


Në kryeqytetin Srinagar të Kashmirit indian, sot ndodhi një shpërthim me bombë në një makinë jashtë ndërtesës së Asamblesë, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Nuk dihet me siguri numri i ligjvënësve që ndodheshin në ndërtesë gjatë kohës së shpërthimit. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata islamike Jaish-e-Mohammed, me bazë në Pakistan, duke thënë se sulmi ishte vetëvrasës dhe se atutori i tij kishte kaluar me makinë me lëndë eksplozive para hyrjes së ndërtesës nën masa të rrepta sigurie.

Televizioni indian njoftoi se pas shpërthimit ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarrë brenda në ndërtesën e Asamblesë. Separatistët myslimanë po luftojnë për pavarësinë e Kashmirit, ose bashkimin e tij me Pakistanin.

XS
SM
MD
LG