Lidhje

Talebani kërcënon për luftë guerrile - 2001-10-01


Udhëheqësi i qeverisë taleban të Afganistanit nuk po pranon ta dorëzojë Osama Bin Ladenin, të akuzuar për terrorizëm dhe po kërcënon për zhvillimin e një lufte guerrile, në se qeveria e tij përmbyset.

Në një fjalim të transmetuar mbrëmë nga radio e Kabulit, Mullah Mohammed Omar i paralajmëroi Shtetet Bashkuara t’i mendojnë me kujdes pasojat e një sulmi ndaj Afganistanit.

Më parë, amabsadori taleban në Pakistan, Abdul Salam Zaef, pranoi për herë të parë se ekzistojnë lidhje midis qeverisë së Kabulit dhe Osama Bin Ladenit, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se është personi kryesor i dyshuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Zoti Zaef tha se sauditi i arratisur Bin Laden, ka qenë nën kontrollin e talebanëve për të paktën dy vitet e fundit dhe se çdo veprim i ndërmarrë prej tij është bërë me dijeninë e Talebanit. Ai tha se Osama Bin Ladeni qëndron i fshehur në Afganistan për arsye sigurie dhe sugjeroi që qeveria taleban mund të pranojë të zhvillojë bisedime lidhur me dorëzimin e tij, në se Shtetet e Bashkuara sjellin fakte në lidhje me përfshirjen e tij në sulmet terroriste.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar të zhvillojnë bisedime me qeverinë taleban dhe i kanë kërkuar asaj ta dorëzojë Bin Ladenin, ose në rast të kundërt, do të përballej me pasojat e këtij veprimi. Udhëheqësi i Pakistanit Pervez Musharraf thotë se nuk pret që qeveria taleban ta dorëzojë Osama Bi Ladenin.

XS
SM
MD
LG