Lidhje

Uashingtoni shkëmben prova me aleatët - 2001-10-02


Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thonë se Uashingtoni ka filluar të shkëmbejë me aleatët prova që tregojnë se Osama bin Ladeni ka qenë organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Zyrtarët thonë se dje administrata e presidentit Bush filloi t’u dërgojë kabllograme sekrete disa ambasadave amerikane, në mënyrë që ato të mund t’u paraqesin prova qeverive të vendeve të tjera.

Një hap i tillë ndërmerret ndërkohë që presidenti Bush njofton se është bërë përparim në disa fronte në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë bllokimin e parave që përdoreshin nga terroristët.

Zoti Bush thotë se 50 llogari bankare të lidhura me rrjetin al-Qaida të Osama bin Ladenit, janë bllokuar në gjithë botën, ndërmjet tyre 30 në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bush thotë se me këtë veprim janë bllokuar 6 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG