Lidhje

Blair, sot në Moskë - 2001-10-02


KryeKryeministri britanik, Tony Blair, mbërrin sot në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Kjo vizitë bëhet pasi udhëheqësi rus dhe zyertarë të Natos ranë dakord dje të fillojnë marrëdhënie të reja të mbështetura në bashkëpunim, si rrjedhim i sulmeve terroriste të muajit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, tha se Rusia po shndërrohet në një partner të veçantë i aleancës. Ai e bëri këtë koment pas takimit me presidentin Putin në Bruksel.

Presidenti Putin tha se vendi i tij dhe Natoja duhet të ndajnë përvojën e tyre në arenën politike dhe në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Putin u tha gazetarëve se Rusia do ta rishqyrtonte qendrimin e saj kundër zgjerimit të Natos nëse aleanca shndërrohet në një organizatë më politike. Por më vonë, u duk sikur ai u tërhoq nga ky koment.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Tony Blair, zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidentin uzbek, Islam Karimov, për të diskutuar rreth bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe gjendjes në Azinë qendrore. ministri Tony Blair paralajmëroi Talebanin se po i kalon koha për të dorëzuar terroristin e akuzuar, Osama bin Ladenit ose do të hiqen nga pushteti.

Në një fjalim apasionant në konferencën vjetore të partisë së tij laburiste, kryeministri fajësoi Osama Bin Ladenin dhe aleatët e tij talebanë për sulmet terroriste të muajit të kaluar në New York dhe Washington. Ai tha se regjimi taleban ka dy rrugë: të dorëzojë terroristët ose të jap dorëheqje.

Ndërkohë ambasadori taleban në Pakistan, Abdul Salam Zaeef përsëriti qëndrimin se Osama bin Ladeni nuk mund ti dorëzohet asnjë vendi po qe se qeverisë talebane nuk i jepen prova për përfshirjen e tij në aktet terroriste.

XS
SM
MD
LG