Lidhje

Zyrtarët paralajmërojnë talebanët - 2001-10-02


Zyrtarë të lartë amerikanë, britanikë dhe pakistanezë, po paralajmërojnë sundimtarët Talebanë të Afganistanit, se i pret një sulm i papërmbajtur ushtarak, për faktin se strehojnë Osama bin Ladenin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, thotë se rreth Afganistanit po grumbullohet një numër i madh forcash ushtarake, që mund të çojnë në përmbysjen e Talebanëve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se po afron ora kur forcat amerikane do të hidhen në veprim.

Dje, duke folur në radion britanike, presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf tha se duket që Shtetet e Bashkuara do të hidhen në veprim së shpejti. Ai tha se Talebanët janë njoftuar për këtë. Pakistani është i vetmi vend që vazhdon të njohë Talebanët, ndonëse ka premtuar të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG