Lidhje

Nato: sulmet u organizuan jashtë Amerikës - 2001-10-02


Zyrtarë të Natos thonë se Washingtoni u ka dorëzuar prova bindëse që e lidhin Usama Bin Ladenin me sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Dje, pas marrjes së provave, Aleanca iu referua klauzolës që bën fjalë për mbrojtjen reciproke, hera e parë kjo në historinë 52-vjeçare të Natos. Sekretari i përgjithshëm, George Robertson, e shpalli këtë njoftim pas informimit që zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër terrorizmit i bëri organit drejtues të aleancës lidhur me zotin bin Laden dhe rrjetin e tij Al-Qaida.

Zoti Robertson thotë se Natoja ka arritur në përfundimin se sulmet ishin organizuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo nënkupton se Natoja i konsideron veprimet terroriste të 11 shtatorit si sulme kundër aleancës prej 19 anëtareshe. Megjithatë zoti Robertson nuk tha hollësi se çfarë veprimesh do të ndërmerrte Natoja si kundërpërgjigje.

XS
SM
MD
LG