Lidhje

Putin takohet me zyrtarë të BE - 2001-10-03


Presidenti rus Vladimir Putin takohet sot me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për bisedime që pritet të përqendrohen në bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Udhëheqësit do të bisedojnë gjithashtu mbi bashkëpunimin midis agjencive të antikrimit të Rusisë dhe Bashkimit Evropian si dhe mbi masat e përbashkëta për të luftuar pastrimin e parave. Dje, zoti Putin shprehu mbështetje të fortë për fushatën ushtarake të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkojë përpjekjet e tij. Zyrtarët e Bashkimit Evropian i përshëndetën deklaratat e presidentit rus por paralajmëruan se ai nuk duhet të shpresojë për një qendrim më të butë të tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni për të cilat akuzohet Rusia. Pas takimit të nivelit të lartë, zoti Putin do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Natos, George Robertson.

XS
SM
MD
LG