Lidhje

Gënjeshtrat dhe dredhitë e Mullah Omarit - 2001-10-03


Që në vitin 1999 Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione ndaj regjimit taleban të Afganistanit për strehimin e Osama Bin Ladenit dhe terroristëve të tjerë. Organizata Al-Kaida e Bin Ladenit ka kryer një numër veprimesh terroriste, midis të cilave edhe sulmet me bombë të vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani. Tani Al-Kaida është organizata kryesore e dyshuar për sulmet vetëvrasëse të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit.

Shtetet Bashkuara po ndërmarrin një fushatë ndërkombëtare kundër terrorizmit; në këtë luftë ato kanë përkrahjen e vendeve të ndryshme të botës, përfshirë edhe shumicën e vendeve myslimane. Presidenti George W. Bush ka kërkuar që qeveria taleban e Afganistanit ”t’ia dorëzojnë çdo terrorist dhe çdo person autoriteteve të duhura”. Në se qeveria talebane nuk do t’i përgjigjet menjëherë kësaj kërkese, tha presidenti Bush, talebanët do të kenë të njëjtin fat me terroristët.

Udhëheqësi taleban, Mullah Mohammed Omar, i është përgjigjur kësaj kërkese me justifikime dhe gënjeshtra. Midis deklaratave të tjera të çuditshme dhe të pasakta, ai thotë se forcat talebane duhet të vazhdojnë ta lejojnë Osama Bin Ladenin të qëndrojë i fshehur në Afganistan, sipas fjalëve të tij, për hir të ”traditës afgane”. Sigurisht që për popullin afgan do të ishte një surprizë të mësonte që vendi i tij ka një traditë të tillë për strehimin e vrasësve.

Mullah Omar gjithashtu ka pohuar në mënyrë absurde se Shtetet Bashkuiara, në një farë mënyre po i ndalojnë myslimanët të praktikojnë besimin e tyre në vende të ndryshme dhe se dëshpërimi për këtë çështje i ka bërë disa myslimanë ”t’i japin fund jetës me sulme vetëvrasëse”. Në të vërtetë, besimtarët myslimanë e praktikojnë hapur besimin e tyre në një numër vendesh, shumë prej të cilëve njihen zyrtarisht si vende myslimane. Shtetet e Bashskuara janë një vend laik, që e lejojnë të gjithë popullsinë, përfshirë miliona myslimanë, të praktikojnë lirisht besimin e tyre. Është pikërisht Afganistani që gëzon nam të keq për persekutimin e besimtarëve të feve të tjera, ashtu sikurse edhe atyre myslimanë, të cilët nuk janë dakord me pikëpamjet ekstremiste të Mullah Omarit.

Mullah Omar është plotësisht i gabuar kur sugjeron që një mysliman i mirë do të ishte në gjendje të kryente një sulm vetëvrasës. Siç kanë theksuar studjuesit, feja myslimane e konsideron vetëvrasjen si një mëkat tepër të madh. Për më tepër, ligji mysliman ndalon vrasjen pa dallim të njerëzve edhe në kohë lufte. Vetëm një interpretim i shtrembëruar i fesë myslimane do ta falte një sulm terrorist kundër civilëve.

Mësimet e Islamit, siç tha presidenti Bush, ”predikojnë mirësinë dhe paqen dhe ata që kryejnë mëkate në emër të Allahut, shajnë vetë Allahun.

XS
SM
MD
LG