Lidhje

6 palestinez të vrarë në Rripin e Gazës - 2001-10-03


Në një zonë të Rripit të Gazës, që është nën kontrollin palestinez, 6 palestinezë u vranë gjatë një ofensive të ushtrisë izraelite sot, duke rrezikuar edhe më tej një armëpushim delikat.

Tanket dhe helikopterët izraelitë qëlluan objektivat palestineze në Ripin e Gazës në përgjigje të vrasjes dje të dy izraelitëve në një vendbanim hebraik. Grupi ekstremist palestinez, Hamas, mori përgjegjësinë për sulmin, të cilin Autoriteti Palestinez e dënoi si shkelje të armëpushimit që u vendos me marrëveshjen e udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë javën e kaluar. Në një takim të menjëhershëm të mbajtur mbrëmë, këshilli izraelit i sigurimit urdhëroi ushtrinë të merrte të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e shtetasve izraelitë dhe deklaroi se udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, e ka për detyrë që të parandalojë sulme të tilla ndaj izraelitëve.

Ndërkaq, Presidenti Bush tha dje se krijimi i shtetit palestinez ka qënë gjithmonë në vizionin amerikan për Lindjen e Mesme, krahas respektimit të të drejtës së Izraelit për të ekzistuar. Palestinezët e mirëpritën deklaratën e Presidentit Bush duke thënë se shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin do të sillte siguri, paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG