Lidhje

Musharaf fton ish-mbretin afganas për bisedime - 2001-10-03


Italia thotë se presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf ka ftuar ish mbretin e Afganistanit, Mohammad Zahir Shah të dërgojë një përfaqësues në Islamabad për të diskutuar për të ardhmen e atij vendi. Pas takimit me zotin Musharaf në Islamabad sot, ministri italian i Shtetit për Punën e Jashtme tha se udhëheqësi i Pakistanit beson se ish mbreti afgan, i cili jeton në Romë, mund të luajë një rol me rëndësi në Afganistan, në qoftë se regjimi Taleban bie.

Ish monarku afganas 86-vjeçar dhe Alenaca Veriore afgane e opozitës shpallën një marrëveshje për formimin e një qeverie trazicioni. Ndërkaq, një zëdhënës i Aleancës Veriore, tha se rreth 10 mijë vetë janë gat të dezertojnë nga forcat afgane dhe të marrin pjesë me forcat anti-taleban.

XS
SM
MD
LG