Lidhje

Rumsfeld  në Omar - 2001-10-03


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, mbërriti në Oman, në kuadrin e përpjekjeve për të formuar një koalicion ndërkombëtar kundër terrorizmit. Pritet që zoti Rumsfeld të takohet me Sulltanin Qaboos dhe zyrtarë të tjerë sot para se të niset për në Egjipt.

Dje, zoti Rumsfeldt ishte në Arabinë Saudite ku u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar, siç u shpeh ai, kompleksitetin e problemit dhe mundësinë e pasojave sekondare që çdo sulm ushtarak amerikan në Afganistan mund të ketë për rajonin.

Zoti Rumsfeld tha se Uashingtoni synon të veprojë në të gjitha frontet në luftën e tij kundër terrorizmit, por tha se bashkëpunimi në fushën e zbulimit do të jetë një faktor më vendimtar se sa fuqia ushtarake. Zyrtarët Sauditë kanë deklaruar publikisht se nuk duan që vendi i tyre të përdoret si bazë për sulme kundër ndonjë vendi mysliman.

XS
SM
MD
LG