Lidhje

Talebani përgatitet për luftë - 2001-10-04


Qeveria taleban në Afganistan njoftohet se ka filluar fortifikimin e rethinave të Kabulit në përgatitje për një sulm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara. Duke cituar dezertorë dhe agjentë të opozitës gazeta the Washington Post thotë se trupat e Talebanit në ditët e fundit kanë ndërtuar dy linja mbrojtëse në veri të Kabulit duke hapur trashe dhe strehime nga bombardimet.

Raporti thotë se talebani ka ripërtëritur forcat duke marë djem të rinj dhe duke i dërguar ata në vijat e frontit. Një oficer me aleancën veriore anti talebanit citohet të ketë thënë se Talebanët janë riorganizuar më mirë në mbrojtje pas një periudhe konfuzioni në ditët pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG