Lidhje

Rrëzohet një avion rus në Detin e Zi - 2001-10-04


Një avion pasagjerësh që fluturonte nga Israeli në Siberi shpërtheu dhe u rrëzua në Detin e Zi duke vrarë të 77 pasagjerët në bord.

Zyrtarët amerikanë në Washington thonë tani se ushtria ukrainase po zhvillonte stërvitje në atë zonë dhe mund të ketë goditur aksidentalisht me raketë avionin e tipit TU-154. Por në Kiev, zyrtarët e ministrisë ukrainase të mbrojtjes e mohoi këtë njoftim.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se zyrtarët amerikanë po verifikojnë faktet e incidentit. Ai tha se administrata është në kontakt me zyrtarët përkatës rus për këtë çështje.

Më parë, presidenti rus Vladimir Putin pati thënë se përplasja mund të ishte rezultat i ndonjë sulmi terrorist. Zyrtarët rus thanë se avioni që fluturonte për në qytetin e Novosibirskit u rrëzua rreth 185 kilometra në jugperëndim të pikës turistike të Soçit në Detin e Zi. Ata thanë se ishin 66 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit në fluturimin e përjavshëm të avionit të shoqërisë Sibir Airlines. Shumica e pasagjerëve ishin izraelitë.

Anijet e shpëtimit janë dërguar në zonën e incidentit. Deti në vendin e ngjarjes është rreth 1 mijë metra i thellë. Zyrtarët izraelitë thanë se të gjitha nisjet nga aeroporti Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit janë pezulluar për shkak të përplasjes. Presidenti Putin ka emëruar një komision të drejtuar nga shefi i Këshillit rus të Sigurimit, Vladimir Rushailo për të hetuar incidentin.

XS
SM
MD
LG