Lidhje

Shqipëria: Debate mbi raportin e Komisionit të Shtetit - 2001-10-05


Interpretime të ndryshme po jepen këto ditë në faqet e shtypit shqiptar dhe në deklarimet e politikanëve lidhur me raportin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit për aktivitetin e institucioneve shtetërorë shqiptare gjatë vitit të shkuar. Politika si zakonisht është e ndarë sipas interesave që përfaqëson. Socialistët në pushtet e kanë parë me skepticizëm vlerësimin e dhënë dhe e kanë vlerësuar jo plotësisht real. Megjithatë ata kanë parë atë që e quajnë anë pozitive. Duke krahasuar shifrat me një vit më parë theksojnë se ka përmirësime ne reduktimin e abuzimeve me fondet shtetërore, apo me tenderat.

Tjetër vlerësim bëhet nga opozita. Sipas saj raporti i Komisionit të Kontrollit të Shtetit ka zbuluar vetem një pjesë të vjedhjeve dhe abuzimeve me paratë e buxhetit. Po ashtu opozita ka kritikuar faktin se megjithëse edhe në të shkuarë janë vërjetur shkelje dhe abuzime nuk janë marrë masa ndaj përgjgjësve të këtyre abuzimeve. Sipas opozitës asnjë pushtetar apo drejtues i lartë i administratës shtetërore nuk është prekur. Edhe mediat e këtushme i kanë dhënë një vend të rëndësishëm këtij debati. Analizat e ndryshme të botuara në faqet e shtypit kanë qenë kritike ndaj administratës shtetërore vecanërisht përsa i përket të dhënave mbi doganat dhe tatimet të cilat qeveria i ka konsideruar si sukseset kryesore të saj.

XS
SM
MD
LG