Lidhje

Blair në Pakistan - 2001-10-05


Kryeministri britanik Tony Blair ndodhet në Pakistan, në kuadër të turneut të tij për të siguruar përkrahje për luftën globale kundër terrorizmit. Zoti Blair u prit nga Ministri i Jashtëm pakistanez Abdul Sattar në bazën ushtarake Chaklala, para se të nisej për një takim të rëndësishëm me presidentin e Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharraf.

Vizita e kryeministrit britanik shihet si një shenjë përkrahjeje për politikën e Pakistanit në mbështetje të luftës kundër terroristëve në Afganistan. Zoti Blair shkoi në Islamabad nga Moska. Nga Pakistani ai do të shkojë në New Delhi për bisedime me kryeministrin e Indisë Atal Behari Vajpayee.

XS
SM
MD
LG