Lidhje

Rusia merr lavdërime për bashkëpunim - 2001-10-05


Rusia po merr lavdërime nga vendet e perëndimit për bashkëpunimin e saj menjëherë pas sulmeve terroriste të muajit të kaluar në Shtetet e Bashkuara. Këshilltarja e presidentit Bush për Sigurimin Kombëtar, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara janë të impresionuara me gadishmërinë e Rusisë për tu bërë një partner aktiv dhe i parë në koalicionin botëror kundër terrorizmit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ishte ndër udhëheqësit e parë botëror që telefonoi presidenti Bush për ti shprehur ngushëllimet e tij pas sulmeve të 11 shtatorit dhe për të ofruar ndihmë, përfshijë shkëmbimin e informacioneve të zbulimit. Kryeministri britanik Tony Blair e ka lavdëruar gjithashtu zoti Putin, duke thënë se udhëheqja e tij është e një rëndësie të veçantë për të bashkuar koalicionin kundër terrorismit.

XS
SM
MD
LG