Lidhje

Kryetari i Bashkisë Giuliani për terrorizmin - 2001-10-05


Për herë të parë në gati gjysëm shekulli, një kryetar bashkie i New Yorkut i është drejtuar Kombeve të Bashkuara. New Yorku ishte viktima kryesore e sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 Shtatorit. Më shumë se 5 mijë burra, gra dhe fëmijë nga 80 shtete të ndryshme u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në sulmin ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë në New York. Terroristët sulmuan gjithashtu Pentagonin, afër Washingtonit.

Sipas fjalëve të kryetarit të bashkisë Rudolph Giuliani “Tani nuk është koha për studime të mëtejshme apo direktiva të paqarta. Prova e brutalitetit dhe monstruozitetit të terrorizmit si dhe urrejtja e tij ndaj jetës dhe konceptit të paqes, shtrihen poshte rrënojave të Qendrës Botërore të Tregtisë.”

Shtetet e Bashkuara po drejtojnë një fushatë të madhe kundër terrorizmit. Rreth 12 shtete të cilat përkrahin këtë fushatë e dinë se të gjithë ata që mbështesin terrorizmin janë armiq të njerëzve të ndershëm dhe të shoqërive të ligjshme kudo. Kryetari i bashkisë Giuliani tha se “Kombet e Bashkuara duhet të vënë një kufi. Epoka e relativitetit moral midis atyre që praktikojnë ose mbështesin terrorizmin dhe shteteve të cilat e kundërshtojnë atë, duhet të marrë fund. Në këtë diskutim nuk ka vend për leksione relativiteti moral.”

Kryetari i bashkisë Giuliani u kërkoi Kombeve të Bashkuara për të vepruar kundër shteteve që mbështesin terrorizmin dhe për të izoluar shtetet të cilat janë asnjëanëse “Në një anë, tha ai është demokracia, fuqia e ligjit, respekti për jetën njerëzore; ndërsa në anën tjetër është tirania, dënimet arbitrare dhe vrasjet në masë. Këtu nuk ka vend për asnjëanësi. Ose je mbështetës i qytetërimit ose i terroristëve.”

Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka hedhur një hap të rëndësishëm duke miratuar njëzëri një rezolutë e cila do të ndalojë cdo ndihmë ndaj terroristëve. Sipas kësaj rezolute, shtetet duhet të mos u japin strehimin të gjithë atyre që financojnë ose kryejnë akte terroriste. Ajo ndalon gjithashtu ndihma politike, ushtarake dhe financiare ndaj grupeve të dyshuara për aktivitetet terroriste.

Siç tha kryetari i bashkisë së New York-ut, Rudolph Giuliani “Këtu nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Është thjesht çështje drejtësie për të arritur paqen. Rezultati i vetëm i pranueshëm është shfarosja e plotë e terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG