Lidhje

Kalendari Historik 4 tetor - 2001-10-05


Më 4 tetor të vitit 1822, lindi Rutherford B. Hayes, një nga presidentët më të zotë, megjithëse më pak i njohur, siç shprehen historianët. Pasi studjoi jurisprudencë në universitetin Harvard, zoti Hayes u kthye në shtëpinë e tij në shtetin Ohio, ku punoi si jurist. Më vonë, gjatë Luftës Civile, ai fitoi disa medalje trimërie dhe mori gradën e gjeneral-majorit. Ai u kthye në Ohio pas luftës dhe u zgjodh guvernator tri herë. Rutherford B. Hayes u zgjodh president në vitin 1876 dhe shërbeu për një mandat në këtë detyrë.

Më 4 tetor të vitit 1970 vdiq Janis Joplin, një këngëtare që në vitet e adoleshencës nuk ishte e njohur në vendlindjen e saj Teksas, por u bë një nga yjet e muzikës Pop në vitet 60-të. Joplin vdiq për shkak të një mbidoze narkotikësh dhe alkoholi. Albumi i fundit i Janis Joplin-it i titulluar, “Pearl”, që përmban këngën e saj më të sukseshme, Me and Bobby McGee, doli në qarkullim pas vdekjes së saj. Shumë kritikë të muzikës vazhdojnë ta krahasojnë interpretimin e zonjushës Joplin me zërat më të mirë femërorë në historinë e kulturës amerikane, ku përfshihet këngëtarja Billie Holiday dhe të tjerë.

XS
SM
MD
LG