Lidhje

Shpërthim në Arabinë Saudite - 2001-10-06


Nga shpërthimi i një bombe në qytetin Khobar të Arabisë Saudite gjetën vdekjen dy persona, duke përfshirë një amerikan dhe u plagosën katër të tjerë.

Policia saudite tha se bomba shpërtheu të shtunën mbrëma afër një dyqani që shet orë dore në lagjen kryesore të biznesit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se kemi të bëjmë, me sa duket, me një incident të izoluar që nuk lidhet me sulmet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington. Ambasada amerikane në Riad njofton se një nga viktimat ishte amerikan dhe midis të plagosurve kishte po ashtu një amerikan.

Edhe një shtetas britanik është plagosur lehtë. Sipas policisë saudite, viktimat e tjera janë të huaj, por shtetësitë e tyre nuk janë njoftuar. Në Khobar ka trupa amerikane.

Në vitin 1996, një kamion bombë shpërtheu afër kompleksit ku strehohen trupat amerikane, duke shkaktuar vdekjen e 19 ushtarakëve të forcës ajrore.

XS
SM
MD
LG