Lidhje

Ministrat e financave në Uashington - 2001-10-07


Ministrat e financave të 7 vendeve më të industrializuara deklaruan se do të punojnë së bashku për të shterruar burimet financuese të terrorizmit. Grupi i shtatëshes bëri thirrje për përdorimin në rritje të sanksioneve ndërkombëtare kundër financimeve për terroristët.

Në një deklaratë të bërë pas takimit të së shtunës në Uashington, zyrtarët kërkuan që në javët e ardhëshme të mblidhet në Uashington Grupi i Punës për Veprimin Financiar, i cili merret me luftën kundër pastrimit të parave, për hartimin e një strategjie të re që do të synonte luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarët u zotuan gjithashtu t’i japin një shtytje ekonomisë botërore. Ata thanë se qysh tani janë ndërmarrë hapa për të mbështetur rigjallërimin e shpejtë të ekonomisë. Mbledhja e zyrtarëve të financave vazhdon edhe të dielën.

XS
SM
MD
LG