Lidhje

Amerika Kundërgodet - 2001-10-08


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se sulmet amerikane dhe britanike të natës së parë në Afganistan ishin shumë të sukseshme. Ai tha se sulmet do të vazhdojnë për disa ditë.

Sot në një interviste televizive me rrjetin CNN, sekretari Rumsfeld tha se janë goditur rreth 30 objekte ushtarake si aeroporte, aeroplane, dhe kampe stërvitjeje të rrjetit terrorist të Osama Bin Ladenit. Presidenti Bush e ka lidhur drejtpërdrejtë Osama Bin Ladenin me sulmet në New York dhe Washington. Sekretari Rumsfeld tha se të gjithë aeroplanët u kthyen të sigurtë në bazat e tyre.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Geoffry Hoon, tha se tri prej objekteve të goditura ishin në afërsi ose brenda në Kabul, dhe 23 në rajone të thella.

XS
SM
MD
LG