Lidhje

Antraksi krijon shqetësime - 2001-10-10


Zyrtarët federalë amerikanë dyshojnë se dy rastet e antraksit në Florida mund të jenë pasojë e ndonjë veprimi keqdashës. Një person gjeti vdekjen nga antraksi, një koleg i tij rezulton pozitiv ndërsa qindra të tjerë presin në radhë për të bërë analizat.

Zyrtarët e anti-krimit thonë se është thuajse e pamundur që të dy rastet e ekspozimit ndaj këtsaj bakterjeje vdekjeprurëse të ndodhin rastësisht në të njëtën ndërtesë.

Hetuesit po studiojnë mundësinë që bakteria e antraksit të ketë hyrë në ndërtesë nëpërmjet postës. Zyrtarët e kanë bllokuar ndërtesën, ku kanë zyrat disa revista e gazeta kryesore sensacionesh të Floridës.

Ndërkohë, në Uashington ekspertët shkencorë u thanë dje senatorëve se rastet me antraks mund të mos kenë qenë të lidhur me sulmet terroriste, por ato duhet të shërbojnë si alarm për rrezikun e bioterrorizmit.

Duke folur për këtë çështje gjatë një takimi, Presidenti Bush tha se qeveria amerikane po bën gjithçka është e mundur që Shtetet e Bashkuara të gëzojnë siguri maksimale.

XS
SM
MD
LG