Lidhje

Forca amerikane në Pakistan - 2001-10-11


Aeroplanë dhe personel ushtarak amerikan njoftohet se kanë mbërritur në Pakistan në kuadër fushatës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Lajmet bëjnë të ditur se 15 aeroplanë ushtarakë amerikanë, duke përfshirë edhe aeroplanë transporti C-130, janë ulur në bazën ajrore Jacobabad të Pakistanit në jug të provincës Sindh.

Zyrtarët e Pakistanit thonë se personeli ushtarak amerikan nuk është i njësive të luftimit dhe theksojnë se Islamabadi është angazhuar të japë mbështetje logjistike në luftën kundër terrorizmit. Gazeta Washington Post shkruan se Pakistani u ka lejuar Shteteve të Bashkara të përdorin dy nga fushat e tij të aviacionit.

XS
SM
MD
LG