Lidhje

Qeveria maqedonase nuk jepen hollësi për amnistinë - 2001-10-11


Çështja e amnistisë të shpallur të marten nga presidenti maqedonas Boris Trajkovski dhe të miratuar nga qeveria maqedonase, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, në veçanti kur qëndrimet e dy partive shqiptare anëtare të qeverisë Janë të kundërta lidhur me këtë.

Ndërkaq, ish drejtuesit e UÇK nuk kanë bërë komente publike mbi amnistinë. Qeveria ka shpallur amnistinë në mënyrë që të dërgojë forcat e armatosura në fshatrat që kontrolloheshin nga ish-luftëtarët shqiptarë deri më 26 shtator, thonë njhës rrethanash në Maqedoni.

Krahas kësaj, Parlamenti ka caktuar ditën e hënë më 15 tetor për vazhdimin e debatit mbi gjashtë propozim amendamente për ndryshimet e kushtetutës.

Shumica e partive politike maqedonase kërkojnë që në hyrjen e kushtetutës të qëndrojë referenca populli maqedonas. Flitet se një version i fundit i 'hyrjes' mund të jetë: "Maqedonia është shtet i barabartë i popullit maqedonas në bashkëjetesë të përhershme me shqiptarët, turqit, romët e vllehët". Por, qëndrimi i partive shqiptare nuk ka ndryshuar nga ajo që është arritur në marrëveshjen e Ohrit.

Ndërkohë, presidenti maqedonas Boris Trajkovski duke folur mbrëmë në një tubim festiv me rastin e kryengritjës së popujve të Maqedonisë në LDB, tha se vendi i tij do të angazhohet në përpjekjet globale ndërkombëtare për luftë kundër terrorizmit duke e miratuar marrëveshjen e Ohrit. Ai ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë masa të njejta kundër terrorizmit si nëpër botë ashtu edhe në Maqedoni. Autoritetet shtetërore maqedonase e kanë përdorur termin 'terroristë' për luftëtarët shqiptarë të ish UÇK.

Një incident i ndodhur para disa ditësh afër kufirit të Kosovës me Maqedoninë vazhdon të shqyrtohet nga autoritetet maqedonase dhe ata të Natos. Siç është njoftuar, tre ushtarë maqedonas kishin hyrë 2 km brenda territorit të Kosovës për të arrestuar dy persona që prenin dru afër fshatit Stançiq. Ushtarët maqedonas kishin vrarë kuajt e tyre, por më pas patrulla e KFOR-it i arreston ata; i çarmatos dhe pas sqarimit të problemit i kthen në territorin e Maqedonisë. Ngjarja ka ndodhur te pika Kodra e Furrës që paraqet kontest për autoritetet maqedonase të cilët thonë se i takon Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG