Lidhje

Bush: lufta do të kërkojë kohë - 2001-10-12


Presidenti Bush i ofroi regjimit taleban të Afganistanit një mundësi të dytë për të dorëzuar terroristin e dyshuar Osama Bin Laden dhe anëtarët e rrjetit të tij Al-Kaida.

Në një fjalim që mbajti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, e që u transmetua nga televizioni, një muaj pas sulmeve terroriste në New York dhe Washington, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre do të rishqyrtonin ofensivën e tyre ushtarake në Afganistan në rast se regjimi taleban dorëzon menjëherë Osama Bin Ladenin dhe terroristët e tjerë.

Presidenti tha se sulmet ushtarake në Afganistan, që po vazhdojnë për të gjashtën ditë, kanë bërë që terroristët të vihen në ikje për të shpëtuar kokën. Por lufta kundër terrorizmit në botë, tha presidenti do të kërkojë kohë, ndoshta një ose dy vjet.

Presidenti Bush përsëriti se Washingtoni nuk i ka hapur luftë fesë islame, por vrasësve, të cilët, shtoi presidenti, po shfrytëzojnë një fe të shquar për të kryer akte mëkatare.

XS
SM
MD
LG