Lidhje

Senati amerikan i jep më shumë kompetenca rendit - 2001-10-12


Senati amerikan miratoi një projekt-ligj që i jep policisë në Shtetet e Bashkuara kompetenca më të mëdha për të zhvilluar hetime mbi personat që dyshohen si terroristë. Kjo masë e Senatit do të zgjeronte kompetencat e agjencive të rendit për të përgjuar bisedat telefonike.

Ajo do të vendoste gjithashtu masa më të forta ndëshkuese ndaj atyre që ndihmojnë terroristët. Dhoma e Përfaqësuesve do të shqyrtojë sot variantin e saj të një projekt-ligji kundër terrorizmit. Senati miratoi gjithashtu një projekt-ligj për forcimin e sigurisë së udhëtimit ajror.

Kjo masë kërkon nga qeveria të vendosë roje federale të armatosura në çdo avion. Ky projekt-ligj duhet të miratohet më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve para se të shndërrohet në ligj.

XS
SM
MD
LG